Inter dëshiron t’i mbajë Brozovicin dhe Barellan në ekip
Skuadra e Interit ka filluar të mendojë për rinovimet e kontratave me futbollistët.
Sport
Inter së shpejti pritet të finalizojë marrëveshjen e re me Lautaro Martinezin, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, pas Martinezit gjiganti italian do të nis bisedimet me dyshen Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barellan për rinovimin e kontratave.
Situata e Brozovic është më emergjente pasi marrëveshja e tij me ‘Nerazzurët’ skadon në qershor të vitit 2022 dhe klubi synon që sa më parë të nënshkruajë kontratën e re me të.
Në anën tjetër Barella ka kontratë deri në vitin 2024, megjithatë me një marrëveshje të re ai do të shpërblehej për paraqitjet e tij të mira me rritje page.
Të dy mesfushorët llogariten si pjesë kyçe e projektit të ekipit dhe pritet të nënshkruajnë kontrata afatgjate me gjigantin italian. /Lajmi.net/
Inter are working on contract extensions. Lautaro Martinez will soon sign his new deal until June 2026. Nicolò Barella is also in the list to discuss a new contract in the next weeks. ? #Inter
Inter will also open talks with Marcelo Brozovic. His current deal expires next June.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 7, 2021