Thyen masën e vetë-izolimit, policia arreston 5 persona

Policia e Kosovës ka ndaluar pesë persona të cilët kanë qenë në vetë-izolim në kohëzgjatje prej 7 ditësh, por janë hasur dje duke kaluar në Stacionin Policor Kufitar në Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut.

Lajme

06/09/2021 16:52

Vetura e ndaluar nga policia ka qenë me targa të huaja, ndërsa në veturë janë hasur pesë personat të cilët me datë 1 shtator të këtij viti, me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës nga pika e kalimit kufitar në Bërnjak, janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë ditëve bazuar në vendimin e Qeverisë për masat kundër pandemisë COVID-19.

“Në lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal per veprën “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së. Personat e dyshuar janë marrë nga stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalimin e përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit të qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7) ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së për masat kunder pandemisë COVID-19.

Në lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal per veprën “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së. Personat e dyshuar janë marrë nga stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës.

Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit i qeverisë për parandalimin e pandemisë.