Messi pas ndërprerjes së lojës: Ky është cirk, mund të na largonin para tre ditëve
Një ngjarje interesante ka ndodhur në takimin mes Argjentinës dhe Brazilit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sport
Tre lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premierligë kanë qenë titullarë kundër Brazilit dhe pas vetëm gjashtë minutave lojë, personeli shëndetësorë me policinë kanë ndërprerë takimin, transmeton lajmi.net.
Kjo ndodhi për arsye të rregullave të Premierligës, që ndalojnë lojtarët të udhëtojnë në Amerikën Jugore pa qëndruar 14 ditë në karantinë.
Pasi u ndërpre ndeshja, ka reaguar edhe ylli i PSG-së, Lionel Messi, që e ka quajtur cirk këtë problem.
“Ata mund të na ndalonin para tre ditëve kur arritëm. Pse tani duhet të prisnin derisa të nis ndeshja? Kjo është çmenduri. Është cirk”, u dëgjua duke thënë argjentinasi në një televizion.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1434602723018694659
Ndërkohë, nuk dihet ende çfarë do ndodh në këtë takim./Lajmi.net/
https://twitter.com/FutbolBible/status/1434603755790610435