Konflikti “femër e re – femër e vjetër” i pengon gratë të jenë gjyshe të mira
Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, I cili fillon e tirret që herët në marëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara.
Lifestyle
Nga Lira Gjika/Mesa duket qënka shumë e vështirë që gratë të mund të bëhen gjyshe prej vërteti. Edhe pse ka shumë gjyshe të mira, të thjeshta e të mënçura, që janë krah nënave të reja, shumica lë shumë për të dëshiruar.
I pushton një lloj zilije që nuk arrijnë dot ta komandojnë. Ndërhyjnë vënd e pa vënd ndërmjet nënës dhe fëmijëve. Pa menduar fare që nipërit dhe mbesat e tyre, duan të dinë fjalën e nënës.
Nuk ka gjyshe në botë që mund të zëvëndësojë nënën. Edhe sikur nëna të jetë e keqe, detyra e gjyshes është të mos bëhet më e mirë se nëna, por të ndihmojë nënën që të nxjerri më të mirën nga shpirti për fëmijët e sajë, kjo është gjyshja.
Jo ato që ndërhyjnë brutalisht dhe shëmtuar duke përdorur fëmijët dhe duke ja kundërvënë nënës. Këto gjyshe, që me fjalë i duan aq shumë nipërit dhe mbesat, ndërkohë bëjnë gjithçka për të minimizuar figurën e nënës te fëmija.
Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, I cili fillon e tirret që herët në marëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara.
Natyrisht nënat e reja kanë fituar një lloj kurajo, por prapë janë peng i frikës nga nëna. Pasi nuk është konflikt i thjeshtë nuse vjehrë. Jo, është konflikt pushteti femër femër, nënë –vajzë. /Lajmi.net/