Ju njohim me disa modele çantash që janë ideale për pamjen tuaj të vjeshtës

Çanta është aksesori që i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë.

Lifestyle

02/09/2021 10:20

Pak nga pak vera po largohet, për t’i lënë vendin stinës së preferuar të shumë njerëzve, vjeshtës! Kështu, kjo është pikërisht koha e duhur për të folur për trendet që do të mbizotërojnë në veshje këtë sezon.

Të gjitha vajzat duan të duken stil këtë periudhë, ndaj duhet të filloni të mbani shënime dhe të mësoni trendet për vjeshtën e 2021-t. Këtë sezon do të shihni disa trende shumë “cute”, që me siguri do të doni t’i provoni të gjitha.

Pavarësisht nëse koha është vjeshtë apo jo, nëse është mot me shi apo jo, paraqitjet tona do të mbeten po aq argëtuese sa ishin deri tani. Printet, aksesorët shumëngjyrësh, siluetat e ajrosura të rrobave, të gjitha mbeten udhërrëfyesi kryesor i stilit tonë, në këtë kohë.

Kjo frymëzohet dhe nga paraqitjet e fundit të stilit të rrugës që pamë në Javën e Modës në Kopenhagen, të cilat kishin të njëjtën atmosferë: sete që përfshinin elementet kryesore të gardërobës që ishin kombinuar me aksesorë shumëngjyrësh.

Çanta është aksesori që i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë.

Shtëpitë e modës kanë zbuluar dhe koleksionet e reja që janë absolutisht shumë të mira për stilin tonë të përditshëm. Një çantë e duhur është e mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të veçantë edhe me një veshje bazë.

Më poshtë do ju sjellim disa modele çantash, të cilat janë perfekte për sezonin që kemi përpara. /Lajmi.net/