Kërkohet urgjent gjak AB-negativ, për ta shpëtuar një pacient me COVID-19 në Gjilan
Një person nga Gjilani i cili ka një afërm të sëmurë nga COVID-19 ka kërkuar ndihmë për të dhuruar gjak AB-negativ.

Lajme
Dhuruesi i gjakut duhet të ketë kaluar COVID-19, rrjedhimisht të ketë 50+ antitrupa.
“Na nevoitet gjak Gr.AB-negativ për një person me COVID-19 për ta përdorur si plazmë. Dhurimi i gjakut duhet të ketë 50+ antitrupa”, ka thënë familjari i pacientit për Redaksinë Metro.
Të gjithë ata që mund të kontribuojnë të thërrasin në këtë numër 045567931 dhe të bien në kontakt me familjarët e të sëmuarit.