RMC: Real Madrid zyrtarisht kërkon nga PSG të flas direkt me Mbappe

Real Madrid ka bërë një hap tjetër për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga PSG.

Sport

25/08/2021 14:15

“Los Blancos” kanë ofruar 160 milionë euro për Mbappe, por PSG nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare, transmeton lajmi.net.

Tani, Reali ka përparuar dhe sipas RMC Sport, ka kërkuar nga PSG ta lejojë të flas direkt me Mbappe.

Marrëveshja personale nuk do jetë aspak problem, ngase francezi ka refuzuar 30 milionë euro vetëm që të realizojë kalimin te gjiganti spanjoll.

Ndërkohë, ende nuk dihet pozita e Mbappes, ngase Nasser Al-Khelaifi ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër që të lejohet transferimit dhe mediat raportojnë se kërkon 200 milionë euro.

Marca para disa orëve raportoi se Mbappe do mbajë numrin 19 në fanellë, të cilin e ka Alvaro Odriozola që pritet të kalojë te Fiorentina në formë huazimi./Lajmi.net/