Ky është trendi më i madh i fundit të verës që po e shohim te shumë vajza të famshme

Madje, të shumta janë vajzat e famshme që e kanë përqafuar trendin menjëherë.

Lifestyle

24/08/2021 15:45

Shitjet e bluzave që ngjasojnë me një triko vetëm me një kopsë janë rritur ndjeshëm kohët e fundit pasi veshja po bëhet një nga tendencat më të mëdha për javët e fundit të verës.

Madje, të shumta janë vajzat e famshme që e kanë përqafuar trendin menjëherë.

Kendall Jenner, Bella Hadid, Emily Ratajkowski, Kaia Gerber, Hailey Bieber, Megan Fox janë vetëm disa nga emrat që i kemi parë me bluzat e guximshme veshur.

Aktorja Megan Fox u fotografua me një triko të tillë në ngjyrë të kuqe nga Jacquemus, duke bërë që kërkimet për artikullin të rriteshin me 52 për qind brenda 48 orëve.

Ndërsa faqja e të dhënave të modës Lyst raportoi se kërkimet për ‘top tie top’, ‘lace up top’ dhe ‘pin top’ janë rritur me 78 për qind në dyjavëshin e fundit.

Kjo është gjithashtu pjesë e një tendence më të gjerë për të nxjerrë në pah gjoksin në një mënyrë të re – larg nga dekoltetë klasike.