Minifundi; 5 këshilla stili për ta veshur siç duhet këtë verë
5 këshilla stili për t'u dukur elegante me minifund verën 2021.
Lifestyle
Minifundi…tundimi më joshës për të zbuluar këmbët e nxira në verë, por si ta veshim pa rrezikuar ekstravagancën e tepërt dhe vulgaritetin. Në qytet, plazh apo kohën e lirë, revista e modës Grazia.it ofron 5 këshilla stili për t’u dukur elegante me minifund verën 2021.
1. Minifund me fruda + Tshirt me mëngë të shkurtra e stampuar + çantë e vogël me rrip + sandale të stilit minimal
2. Minifund me fruda e printe zebre + këmishë e bardhë me mëngë të shkurtra + mules me majë katrore dhe takë komode + çantë e bardhë lëkure
3. Minifund denim me kopsa para + crop top me mëngë të varura + çantë dore + espadrillas
4. Minifund pambuku me print lulesh + crop top i bardhë + çantë të thurur me dorezë të dyfishtë+ shapka të sheshta lëkure
5. Minifund me print lulesh + kanotiere pambuku + çantë marsup me ngjyra pop + atlete me shollë gome