Locatelli kryen testet mjekësore, së shpejti zyrtarizimi

Mesfushori Manuel Locatelli mund të thuhet se është lojtari i ri i Juventusit.

Sport

18/08/2021 13:12

Juventus ka arritur marrëveshje me Sassuolon për huazim për dy edicione me obligim blerje për 35 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Italiani sot (e mërkurë) arriti në Torino për të kryer testet mjekësore, derisa tani i ka përfunduar me sukses.

Locatelli tani mund të thuhet se është lojtar i Juventusit dhe gjithçka mund të bëhet zyrtare në orët në vijim.

Locatelli do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare./Lajmi.net/