Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Alaves dhe Real Madridit

Ka përfunduar pjesa e parë e lojës.

Sport

14/08/2021 22:48

Real Madridi është duke u përballur me Alavesin në kuadër të xhiros së parë të La Ligas, shkruan lajmi.net.

45 minutat e para ishin kryesisht të ‘qeta’ me pak raste shënimi.

Posedimi i topit ishte në anën e “Los Blancos” megjithatë pa arritur të krijojnë diçka konkrete.

Është ndeshja e parë e sezonit dhe duket se futbollistët ende nuk janë komponuar në mënyrën e duhur.

Mbetet të shihet reagimi i ‘Mbretërve’ në pjesën e dytë të lojës. /Lajmi.net/