Jorginho hyn në histori

Chelsea mbrëmë u kurorëzua me titullin e Superkupës së Europës pasi triumfoi në finale ndaj Villareal nëpërmjet penalltive.

Sport

12/08/2021 12:19

Për klubin e Chelseas, ky ishte trofeu i dytë i fituar i Superkupës së Europës në hisotri të klubit, duke e fituar paraprakisht më 1998.

Sidoqoftë, me triumfin e mbrëmshëm, Jorginho tani ka vënë një rekord historik individual.

Jorginho dhe Emerson tani janë dy lojtarët e vetëm në histori të futbollit që fitojnë Ligën e Kampionëve, Kampionatin Europian dhe Superkupën e Europës përgjatë një viti.

Megjithatë Jorginho mund të marr merita më të mëdha në këtë rekord sesa Emerson, pasi mesfushori ka luajtur në të gjitha tre këto finale, kurse mbrojtësi i krahut jo.

Pas këtyre trofeve, ka zëra të shumta që thonë se Jorginho duhet të fitoj Topin e Artë për këtë vit, pasi që me këto kritere zakonisht janë zgjedhur fituesit paraprak viteve të fundit. /Lajmi.net