Tuchel konfirmon: Lëndimi i Ziyech është serioz

Thomas Tuchel ka konfirmuar lëndimin e Hakim Ziyech.

Sport

12/08/2021 11:41

Hakim Ziyech ishte lojtari më i mirë i Chesleat në pjesën e parë ku shënoi edhe golin e avantazhit ndaj Villarrealit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo Ziyech ishte i pafat, pasi vetëm pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ai u lëndua dhe u detyrua të largohet nga loja.

28 vjeçari kishte lënduar dorën e tij në një duel të vështirë, dhe siç duket ky lëndim do ta mbajë atë për disa javë jashtë fusahve të blerta.

Edhe menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, duke folur në konferenën për shtyp pas ndeshjes, theksoi se lëndimi i Ziyech nuk ishte i lehtë.

“Nëse ju e hiqni një lojtar në pjesën e parë, atëherë ajo do të thotë që lëndimi ishte serioz”, tha Tuchel.

“Ishte një fatkeqësi sepse ai është një lojtar tejet i rëndësishëm dhe në ndeshjet e fundit pati paraqitje të mira”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/