Mendy dhe Kepa bashkë në intervistë: Nuk ishte një situatë e zakontë, por e rëndësishme është fitorja dhe trofeu
Portierët e Chelseat kanë dhënë shembull sesi ndërtohet shpirti i skuadrës.
Sport
Chelsea mposhti Villarrealin pas penalltive duke fituar Superkupën e Evropës, shkruan lajmi.net.
Ajo çfarë ishte e befasishme ishte se Tuchel ndyrshoi portierët në minutën e 120′, kur Mendy lëshoi fushën për Kepan siç dukej për të pritur penalltitë.
Mendy doli nga fusha pa protestuar gjë që i bëri analistët të mendojnë se kjo gjë ishte e planifikuar, dhe këtë e konfirmoi më pas në konferencën për shtyp edhe Thomas Tuchel.
Në intervistën pas ndeshjes, u shfaqën dy portierët të cilët deklaruan se më i rëndësishëm është ekipi dhe fitimi i trofeve.
“Ishte një situatë e pazakontë, ne arritëm deri tek penalltitë dhe Mendy bëri një punë të mrekullueshme dhe në fund arritëm të fitojmë dhe të marrim trofeun dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi”, tha Kepa.
“Sigurisht që jam i lumtur sepse fituam, e dija që nga viti i kaluar që nëse Kepa vjen në lojë për penallti do të bëjë paraqitje të mirë”, tha Mendy.
“E dija që kjo do të ndodhte dhe mundohesha të isha gati fizikisht dhe mëndërisht, e rëndësishme është që fituam”, deklaroi Kepa.
“Ishte një punë ekipore dhe kur luani për Chelsean ju luani për tituj dhe ne e bëmë bashkë këtë gjë”, përfundoi Eduar Mendy./Lajmi.net/