Zëvendësoi portierët para penalltive, Tuchel: Diskutuam hapur për këtë gjë, ky ishte një moment i mirë për Kepan
Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas triumfit ndaj Villarrealit në Superkupën e Evropës.
Sport
Chelsea arriti ta mposht Villarrealin pas penalltive për ta fituar Superkupën e Evropës, shkruan lajmi.net.
Ajo çfarë ishte e befasishme ishte inkuadrimi i Kepa Arrizabalagas në minutën 120′ për të pritur penalltitë.
Mendy doli shpejt nga fusha, gjë që tregonte se vendimi ishte mirë i diskutuar dhe i planifikuar dhe këtë e konfirmoi edhe Tuchel.
“Fizikisht ishte gjëja më e keqe për ne të shkonim në penallti sepse kemi një ndeshje pas dy dite dhe nuk jemi gati, por mendërisht është një gjë e mirë ta nisim sezonin me një trofe”, tha ai.
“Ne dëshironim ta fitonim këtë ndeshje, prandaj luajtëm me lojtarë cilësorë që patën minutazh në parasezonë”, shtoi ai.
“Ne kemi një organizim dhe një strukturë në klub dhe ne analizuam me portierët penalltitë dhe në bazë të statistikave zgjodhëm Kepan dhe ata u pajtuan me këtë”, tha Tuchel.
“Mendy la egon e tij anash dhe pranoi për skuadër, kjo gjë ishte e diskutuar paraprakisht dhe ata ishin të hapur dhe kështu duhet te jenë gjërat në ekip. Ky ishte një moment i Kepas dhe më vjen mirë që ai e shfrytëzoi atë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/