Inter konfirmon mungesën e Çalhanoglut shkaku i lëndimit
Inter së fundmi përmes një komunikate zyrtare konfirmoi lëndimin e lojtarit të ri, Hakan Çalhanoglu.
Sport
Turku kompletoi transferimin gjatë verës nga rivali lokal, AC Milan, derisa pritej të debutonte në miqësoren ndaj Parmas, transmeton lajmi.net.
Por, në mëngjes lojtari ka pësuar lëndim, gjë që ndikon të mungojë në këtë ndeshje.
“Hakan Çalhanoglu nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen Parma – Inter shkaku i lëndimit që pësoi në mëngjes”, thuhet në komunikatë.
📄 | COMUNICATO
Hakan Calhanoglu non sarà precauzionalmente a disposizione per Parma-Inter a causa di un lieve affaticamento muscolare dopo la rifinitura di questa mattina
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) August 8, 2021
Ndeshja mes Interit dhe Parmas nis në ora 19:00./Lajmi.net/