Agjenti i Martinez, Camano: Lautaro është i lumtur te Interi, nuk do të largohet

Alejandro Camano ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Sport

08/08/2021 15:17

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Martinez, transmeton lajmi.net.

Megjithatë agjenti i futbollistit Camano në një intervitstë për “Fcinternews” ka bërë të ditur se klienti i tij është i lumtur te Inter.

“Lautaro është i lumtur në Itali te Interi, vendimi i tij është të qëndrojë”, tha fillimisht ai.

“Ai kurrë nuk do të ‘luftojë’ me klubin që të largohet, kurrë, ai është futbollist i Interit”, përfundoi Alejandro Camano.

Sulmuesi ka qenë i lidhur kohët e fundit me një largim drejt Premier Ligës megjithatë duket se do të mbetet te kampioni i Italisë. /Lajmi.net/