Lukaku i hapur për transferim tek Chelsea, informon Interin për vendimin e tij

Romelu Lukaku është afër të transferohet tek Cheslea.

Sport

04/08/2021 19:46

Sipas Sky Sport Italia, Romelu Lukaku ka informuar Interin se ai është i hapur për trasnferim tek Chelsea, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që Chelsea është gati të dërgojë një ofertë prej 130 milionë eurosh në drejtim të “Nerazzurrëve” për shërbimet e Lukakut.

Nëse ky transferim do të bëhej realitet, atëherë do të ishte transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës dhe të Interit.

“The Blues” janë të gatshëm t’ia rrisin edhe pagën 28 vjeçarit, Lukaku përfiton tetë milionë euro tek Interi, por në rast të transferimit tek Chelsea ai do të përfitonte 12 milionë plus bonuset.

Gjatë dy vitetve të fundit në Itali, Lukaku ishte njëri nga figurat kryesore për Interin në fitoren e tyre të Scudettos, ai ka shënuar 64 gola gjatë kësaj periudh./Lajmi.net/