Christian Eriksen rikthehet te Inter
Inter ka konfirmuar se mesfushori Christian Eriksen është rikthyer.
Sport
Danezi luftoi për jetën në ndeshjen Danimarkë – Finlandë dhe falë punës së mrekullueshme të mjekëve ia doli të shpëtojë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, tani Eriksen ka filluar të shërohet dhe Inter ka konfirmuar që është rikthyer.
“Eriksen vizitoi stërvitjen. Danezi u takua me drejtorët e klubit, trajnerin, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin. Eriksen është duke ia dal mirë dhe është në formë të shkëlqyer fizike dhe të mirë në atë mendore”, shkruhet në komunikatë.
📄 | STATEMENT
Christian Eriksen in Appiano: meeting with team-mates and update on condition 👇https://t.co/RtYU5OatHU
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter_en) August 4, 2021
Ende nuk dihet për sa kohë do jetë jashtë fushës Erisken./Lajmi.net/