Të gjithë aksesorët e verës dhe vjeshtës që do t’i shihni kudo këtë vit

Më poshtë do të gjeni të gjithë aksesorët në modë të këtij viti.

Lifestyle

04/08/2021 13:18

Shalli i kokës: Stilistja Bri White nga Vostra Moda thotë se shalli i kokës do të rikthehet edhe pse në fakt nuk ka ikur asnjëherë plotësisht nga moda.

Kapelet: Kapelet në formë  varke të kashtës (të rrumbullakëta, me bazën e shkurtër) do të zëvendësojnë kapelet boho.

Scrunchie: Vazhdojnë t’i japin flokëve tuaj një pamje më të bukur. Mos ndaloni së bleri këto aksesorë të veçantë.

Kapset të vogla si të viteve 90; Nëse deri pak më përpara ishin në modë ato të mëdha duket se tani duhet të blini disa më të vogla ose nëse i keni ruajtur nga më parë t’i n nxirrni nga sirtari.

Karficat: Vazhdojnë të qëndrojnë në flokët e blogereve dhe do t’i shohim dhe në vazhdim.

Fjongot e mëdha: Kur bëhet fjalë për aksesorët është dhe shumë e rëndësishme madhësia, kështu këtë vit do të shohim sërish fjongot por në një formë pak më të madhe!

Rrathët e kokës: Të fundit por jo nga rëndësia!