Tre produkte që eleminojnë erën e djersës këto ditë të nxehta
Është e vështirë që të mos vini erë fare gjatë ditëve të nxehta, prandaj ne sjellim disa zgjidhje për ju.
Lifestyle
Ka disa produkte që do të jenë shpëtimtarët tuaj për aromën e keqe që merr trupi juaj nga djersa. 3 prej tyre do t’i gjeni më poshtë:
- Vaj i arrës së kokosit: është një nga produktet më efektive që mund të ndikojnë në trupin tuaj për të shmangur erën e keqe të djersës. Vetitë e saj anti-bakteriale kufizojnë rritjen e baktereve, ndërsa acid laurik në përbërjen e tij shkatërron erën e rëndë.
- Lëngu i grurit përmban një sasi të madhe proteinash, vitaminë C, B12, B6, acid folik. Për më tepër, ky është një antioksidant i fuqishëm natyror që bën të mundur largimin e erës së djersës nga trupi juaj. Në çfarë do lloj mënyrë që të ta konsumoni, gruri do ju ndihmojë të mos keni probleme me erën e keqe të djersës.
- Majdanoz është një ndër bimët, që shërben si një ilaç popullor për trajtimin e erërave të pakëndshme të trupit. Është përmbajtja e lartë e klorofilit dhe aroma e saj e freskët që i japin një efekt pastrues për trupin. Majdanozi pastron trupin dhe lufton bakteret dhe erën e keqe të trupit. /Lajmi.net/