Modeli i flokëve të Adele do të jetë trendi i 2021-shit

Patjeter duhet të hidhni një sy këtij modeli!

Lifestyle

26/07/2021 13:39

Takimi me parukierin po afron dhe ju akoma nuk keni vendosur se cilën prerje do të bëni për këtë verë 2021?

Ne e dimë, është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh mes të gjitha modeleve të reja që janë në modë këtë verë, të tilla si balluket  e viteve 90, shkallëzimi i theksuar apo dhe prerja e shkurtër.

Gjithsesi duket se Adele na ka dhënë një ide të re për modelin e flokëve këtë vit!

U bë e njohur dhjetë vite më parë si një talent i jashtëzakonshëm në muzikor, këngëtarja britanike Adele, pavarësisht muzikës , vazhdon kohët e fundit të përflitet për transforminin që pati pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj më 2019.

Këngëtarja  është fotografuar disa ditë më parë gjatë Finales së NBA me atë që duket se është i dashuri i ri , agjenti sportiv Rich Paul dhe avokati i LeBron James.

Përveç të dashurit të ri Adele tërhoqi vëmendjen me modelin e ri të flokëve. Të drejtë të gjatë dhe me disa fije me anë të lyerjes Balayage.

Prerja e flokëve ishte pa shkallëzim, përveç balukeve anasg fytyrës por dhe ato jo të shkurtra. Një prerje klasike që nuk del kurrë nga moda. /Lajmi.net/