9 kombinime verore që do t’ju bëjnë të dukeni bukur pa u munduar fare

Më poshtë 9 ide kombinimesh që mund të sajoni me rrobat tuaja.

Lifestyle

25/07/2021 12:43

Sado të ankohemi se nuk kemi asgjë për të veshur, e vërteta është që të gjithë kemi veshje që thjesht nuk na shkon mendja t’i kombinojmë bashkë.

Ndonjëherë, thjesht mund të na mungojë krijimtaria ose frymëzimi për të gjetur veshjet që shkojnë me njëra-tjetrën, brenda gardërobës sonë.

Who What Wear sjell disa ide veshjesh që mund të përsëriten me rroba që me shumë mundësi i keni. Më poshtë 9 ide kombinimesh që mund të sajoni me rrobat tuaja.

Këmishë + crop + xhinse

Shami mëndafshi + fustan i bardhë

Crop i bardhë + fund saten

Shall i veshur si bluzë + pantallona të shkurtra

Këmishë + kostum palestre

Kanotierë me shpatulla + pantallona

Fustan me rripa + triko (për darkat e freskëta)

Këmishë e lidhur + xhinse treçerekshe

Xhaketë + bluzë-reçipeta + xhinse