Dumfries i hapur për transferimin tek Interi

Mbrojtësi Denzel Dumfries dëshiron transferimin në Itali.

Sport

24/07/2021 22:12

Sipas ‘Calcio Mercato’, Dumfries është i hapur për një transferim tek skuadra e Interit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se mbrojtësi i ka bërë të ditur agjentit të tij Mino Raiolas që do të dëshironte ta vazhdonte karrierën në Itali.

Në anën tjetër edhe ‘Nerazzurët’ dëshirojnë transferimin e holandezit të cilin e konsiderojnë si zëvendësues ideal të Achraf Hakimit që u largua në drejtim të Paris Saint-Germain.

Por, drejtuesit e klubit italian nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën e klubit holandez që po kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, Interi po ofron huazimin për një vit me opsion blerje. /Lajmi.net/