Nuk do të ketë shkëmbim, Griezmann – Dybala

Shkëmbimi ndërmjet Antoine Griezmann dhe Paolo Dybalas nuk do të jetë i mundur.

Sport

20/07/2021 13:22

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, shkëmbimi ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës me futbollstët, Paolo Dybala dhe Antoine Griezmann nuk do të ndodhë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme u spekulua nga mediat në Spanjë dhe Itali që klubet po punonin për një shkëmbim të tillë, por kjo duket të jetë larg realitetit.

Romano sugjeron që burimet brenda klubeve kanë konfirmuar që një shkëmbim i tillë nuk ekziston në agjendën e tyre, Dybala pritet ta vazhdojë kontratën pas rikthimit të tij në Itali ndërsa Griezmann mund të shkëmbehet me Saul Niguez dhe të rikthehet në Atletico Madrid./Lajmi.net/