Locatellit nuk i intereson Arsenali, dëshiron kalimin te Juventusi

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli.

Sport

18/07/2021 12:54

Është duke u zhvilluar një garë e ashpër mes drejtuesve të Arsenalit dhe Juventusit për të siguruar shërbimet e Locatellit gjatë afatit kalimar të verës.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, mesfushori ka refuzuar kalimin në Angli pasi është i interesuar për një kalim te “Zonja e Vjetër.

Raportohet se ‘Topçinjtë’ tashmë kanë ofruar 40 milionë euro te Sassuolo për yllin e tyre, dhe futbollistit i kanë ofruar pagë tre milionë në sezon, por duket se italiani nuk është i interesuar pasi dëshiron kalimin te ‘Bianconerët’.

Juventusi po dëshiron huazimin e lojtarit për një sezon me detyrim blerje më pas për 30 milionë euro, ofertë e cila është refuzuar nga Sassuolo.

Takime tjera pritet të zhvillohen mes dy klubeve italiane në ditët në vazhdim për të arritur një marrëveshje. /Lajmi.net/