Inter pranë nënshkrimit me Bellerin

Mbrojtësi Hector Bellerin me shumë gjasa sezonin tjetër do jetë te Inter si zëvendësuesi i Achraf Hakimit.

Sport

14/07/2021 13:00

Marrëveshja është arritur që disa ditë dhe shumë shpejtë do bëhet zyrtare nga klubi italian, transmeton lajmi.net.

Bellerin do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezon.

Arsenal preferon pagën e plotë prej 20 milionë euro, derisa Inter është duke provuar ta huazojë me opsion blerje në verën e vitit 2022.

Derisa klubet të gjejnë marrëveshjen, Bellerin është duke shikuar për një shtëpi në Milano, ku pas disa javëve do nis aventurën e re./Lajmi.net/