Publikohet formacioni më i mirë i “Euro 2020”, bën pjesë edhe Granit Xhaka

Dje, Italia u shpall kampion i Evropës pasi mposhti Anglinë në finale.

Sport

12/07/2021 17:57

“Azzurët” fituan në penallti me rezultat 3 – 2, pasi Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford dështuan nga pika e bardhë, shkruan lajmi.net.

UEFA ka publikuar formacionin e lojtarëve më të mirë në këtë turne, që vërehet edhe prania e mesfushorit Granit Xhaka, që ndoshta ishte më meritori në fitoren e Zvicrës ndaj Francës.

Në këtë listë ndodhen tre lojtarë nga Italia, tre nga Anglia, dy nga Danimarka dhe nga një për Portugalinë dhe Francën.

Formacioni i më të mirëve të “Euro 2020”:

Donnarumma; Maehle, Chiellini, Maguire, Shaw; Pogba, Xhaka; Sterling, Chiesa, Dolberg; Ronaldo./Lajmi.net/