Bernardeschi në lot pas ndeshjes: Ishte një vit i vështirë për mua

Italia është shpallur kampion i Evropës.

Sport

12/07/2021 09:53

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes futbollisti italian Federico Bernardeschi ka shpërthyer në lot.

“Ne e kemi merituar këtë, personalisht kam vuajtur shumë, nuk ishte një sezon i lehtë për mua”, tha fillimisht ai.

“Kur luan një sezon të tillë, gjërat nganjëherë ndërlikohen. Por di vetëm një metodë: të punosh dhe të mbledhësh mëngët, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë”, shtoi ai.

“Falë shokëve të mi të ekipit, stafit, të gjithë atyre që besuan në mua … ne jemi në majën e Evropës dhe nuk mund të shlyhesha në një mënyrë më të mirë, gjithmonë kemi besuar që mund të fitojmë dhe në fund ja dolëm”, përfundoi Fernardo Bernardeschi. /Lajmi.net/