Sule mund të largohet nga Bayerni
Mbrojtësi Niklas Sule ka gjasa që të mos mbetet pjesë e Bayern Munchen.
Sport
Sipas ‘Kicker’, Sule mund të largohet nga Bayerni gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi thuhet se dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”, për të filluar një aventurë të re diku tjetër.
25-vjeçari ka kontratë me gjigantin gjerman deri më 30 qershor të viti 2022, por mund të largohet gjatë kësaj vere për një ofertë rreth 30 milionë euro.
Gjermani, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me ‘Bavarezët’ në të gjitha garat duke realizuar dy gola. /Lajmi.net/