Mendes takohet me drejtuesit e Juventusit, diskutohet për të ardhmen e Ronaldos
E ardhmja e Cristaino Ronaldo do të mund të përcaktohet shpejt.
Sport
E ardhmja e Cristaino Ronaldos pritet të përcaktohet njëherë e mirë duke iu dhënë fund spekulimeve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes dhe drejtuesit “Bianconerë” do të takohen sot për të diskutuar të ardhmen e portugezit.
Sipas gazetës, largimi i Ronaldos është i mundur, por mundësia është më e paktë pas kualifikimit në Ligën e Kamponëve, por pyetja është përse Mendes apo Ronaldo nuk e kanë konfirmuar qëndrimin e tij në “Allianz Stadium”.
Në diskutimin e për të ardhmen do të zbardhet fati i tij, megjithëse Drejtori i operacioneve futbollistike, ish-shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene ka deklaruar se Ronaldo e ka vendin në Torino./Lajmi.net/