Perez viziton Valdebebas, takohet me Ancelottin dhe lojtarët

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez ka takuar stafin teknik dhe lojtarët.

Sport

09/07/2021 14:30

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez ka qëndruar për vizitë në qendrën stërvitore të Valdebebas ku është takuar me stafin e ri teknik dhe lojtarët e Realit, shkruan lajmi.net.

Perez u takua me Ancelottin ku patën një bisedë dhe më pas takoi futbollistët para se të fillonin stërvitjen.

Presidenti nuk kishte ndonjë arsye dhe vizita e tij ishte e paparalajmëruar./Lajmi.net/