Romano: Man United ka biseduar me Realin për Varane

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar bisedimet mes dy klubeve Manchester United dhe Real Madrid për qendërmbrojtësin Raphael Varane.

Sport

08/07/2021 21:06

Romano ka bërë të ditur se bordi i “Djajve të Kuq” ka kontaktuar bordin e Realit javën e kaluar për francezin, por gjiganti spanjoll i ka bërë me dije se janë duke pritur përgjigjen vendimtare të fituesit të Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e lehtë të arrihet marrëveshje me Real Madrid për Raphael Varane, pra nuk janë në fazën finale ose të avancuar. Bordi i Man United ka kontaktuar javën e kaluar bordin e Real Madrid për Varane”.

“Real Madrid i ka thënë United se janë duke pritur që Varane të rikthehet nga pushimet që të flasin dhe të shohin qëndrimin zyrtar. Çfarë di është se Varane dëshiron diçka të re, tani të shkojë në Premierligë”.

“Real Madrid nuk do pranojë 40-45 milionë euro për Varane, ata do duan më shumë”, tha ai në ‘Twitch’.

Reali për Varane thuhet se do kërkojë mbi 50 milionë euro./Lajmi.net/