Bale po planifikon pensionimin nga futbolli

Gareth Bale po mendon pensionimin.

Sport

06/07/2021 17:25

Sipas “Mirror.co.uk”, Gareth Bale po mendon pensionimin në fund të sezonit të ardhshëm, por dëshiron ende të luajë më Kombëtaren e Uellsit, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Bale i cili do të jetë 32 vejçar pas disa ditësh po mendon të pensionohet pas sezonit 2021/22 por dëshiron të vazhdojë të luajë në Kombëtare dhe të paraqitet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Uellsi ka tre pikë nga dy ndeshjet e tyre të para në Grupin E kualifikues të Kupës së Botës pasi u mposht nga Belgjika dhe arriti një fitore në shtëpi ndaj Republikës Çeke.

Ata luajnë Bjellorusinë dhe Estoninë në shtator pasi synojnë të kualifikohen në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1958./Lajmi.net/