Todo Fichajes: Pogba ka marrëveshje me Real Madridin dhe do transferohet në vitin 2022

Mediumi i njohur spanjoll, “Todo Fichajes”, raporton se Real Madrid ka marrëveshje verbale me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

06/07/2021 14:27

Francezit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe sipas mediumit spanjoll synon të përfundojë kontratën, pastaj të transferohet te “Los Blancos” si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Kjo është formula e vetme që Pogba mund të vesh fanellën e “Los Blancos”, ngase e di që Real Madrid do bëj gjithçka për transferimin e Kylian Mbappes.

Manchester United disa herë ka provuar t’ia rinovojë kontratën lojtarit, por gjithmonë është refuzuar, derisa tani bordi ka filluar ta pranojë se është humbje.

Ndërkohë, në garë për Pogba është edhe gjiganti francez, PSG./Lajmi.net/