Mos i besoni më! Këto janë 5 mitet e rreme të bukurisë

Këto mite janë vetëm mite!

Lifestyle

06/07/2021 11:15

Të bërit make up është kthyer në një rutinë të përditshme të shumë femrave. Është një ritual që na bën të ndihemi mirë fizikisht, i jep tjetër shprehi fytyrës sonë, por edhe emocionalisht, shkruan IconStyle.

Por në botën e të bukurës qarkullojnë mite të cilat shpeshherë në bëjnë të ngremë dyshime rreth asaj që po bëjmë. Zbuloni cilat janë mitet më false në botën e kozmetikës, transmeton lajmi.net.

  1. Buzëkuqi i kuq nuk u shkon të gjithave: Ky është një mit fals. Të gjitha femrat mund të përdorin buzëkuq, mjafton të zgjidhni nuancën e duhur.
  2. Vetullat duhet të jenë dy tone më të errëta sesa flokët: Ky rregull vlen vetëm për ato femra që kanë flokë në ngjyrë mjalti ose krem karameli. Femrat brune duhet të shmangin vetullat shumë të errëta pasi i bëjnë të duken më të egra në fytyrë.
  3. Buzët tuaja do të duken më të plota nëse i mbikonturoni disa herë me laps buzësh: Mbikonturimi me laps buzësh i bën buzët të duken shumë artificiale. Provoni të aplikoni fondatinë ose shkëlqyes buzësh në zonën që njihet si harku i Kupidit të buzës. Buzët tuaja do të duken më të plota dhe shumë sensuale.
  4. Nuk keni përse t’i lani furçat e make up-it nëse i përdoni vetëm ju: Pavarësisht ‘’pronares’’ së ligjshme ose jo të furçave të make up-it , ju duhet t’i lani ato. Përdorimi i gjatë në kohë dhe kontakti me lëkurën bën që të akumulojnë shumë baktere. Ju mund t’i lani me ujë dhe sapun të lëngshëm që i përshtatet pH-t të lëkurës suaj. Një mënyrë shumë ekonomike është dhe larja tradicionale me ujë të vakët dhe të verdhe veze.
  5. Produktet kozmetike nuk skadojnë kurrë: Kjo është mëse e gabuar. Edhe produktet kozmetike ‘’vdesin’’ një ditë. Prandaj mundohuni të ripërtërini herë pas here çantën tuaj të bukurisë dhe të hidhni produktet që mbani prej kohësh.

Këto janë disa nga kohëzgjatjet e përdorimit të një produkti kozmetik :

  • Pluhurat (tonet, tonet e vetullave) 2 vjet
  • Korrektori 12-18 muaj
  • Rimeli 3 muaj
  • Lapsi i vetullave 2 vjet
  • Toni i mollëzave 12-18 muaj
  • Buzëkuqi/lapsat e buzëve 1 vit
  • Fondatina 1 vit
  • Kremi poshtë fondatinës 18 muaj /Lajmi.net/