Varane shumë pranë kalimit te Man United

Mbrojtësi Raphael Varane së shpejti ndoshta do t'i bashkohet Manchester Unitedit.

Sport

05/07/2021 21:16

Pas një dekade te Real Madrid, francezi dëshiron një aventurë të re dhe ka vendosur t’i bashkohet gjigantit anglez, përcjellë lajmi.net.

Varane ka arritur marrëveshje personale me Man United në vlerë 12 milionë euro për sezon për pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë, ka mbetur vetëm që dy klubet të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’ për çmimin me Realin që është gati të pranojë oferta në vlerë 50 milionë euro plus bonuset.

Sidoqoftë, Reali ende është duke shpresuar ta bindin Varane për qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, me kontratën që i skadon vitin tjetër./Lajmi.net/