Real Madrid pret që Ancelotti ta rikthej Bale në formën më të mirë

Real Madrid është duke pritur që sulmuesi Gareth Bale të rikthehet në parapërgatitje para sezonit të ri dhe trajneri Carlo Ancelotti ta rikthejë uellsianin në formën më të mirë.

Sport

05/07/2021 16:42

Bale kaloi edicionin e kaluar huazim te Tottenham, por nuk gjeti formën që pritej, transmeton lajmi.net.

Ka pasur spekulime që Bale të pensionohet pas “Euro 2020”, mirëpo gjiganti spanjoll është duke pritur që sulmuesi të rikthehet te “Los Blancos” me Ancelottin që është gati t’i jep shansin e dytë.

Real Madrid nuk shpenzoi para as këtë verë në transferime, ngase duan t’iu japin mundësi yjeve të tregojnë vetën.

Ancelotti në të kaluarën ka punuar me Bale dhe në librin e tij shkroi: “Bale kishte kualitete botërore. E tëra që provoja ishte t’i ndihmoja të kuptonte se mund të gjente potencialin e plotë”.

Ndërkohë, Reali pritet të kompletojë edhe transferimin e Kylian Mbappe brenda muajve të ardhshëm./Lajmi.net/