Paratici: Te Juventus nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas

Drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici ka zbuluar disa prapaskena për interesimin te mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

Sport

04/07/2021 23:44

Francezi para disa viteve ishte pranë largimit nga “Djajtë e Kuq” dhe mediat raportonin për rikthimin te “Bianconerët”, transmeton lajmi.net.

Por, Paratici ka bërë të ditur se nuk ishin asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas.

“Mendoj se është shumë vështirë, te Juventus ne nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Paul Pogbas”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, thuhet se Pogba është në negociata me PSG-në dhe që marrëveshja mund të realizohet gjatë verës./Lajmi.net/