Lojtarët që kur u larguan nga Chelsea u bën yje botëror, nga De Bruyne te Salah
Çdo herë që Kevin de Bruyne ose Mohamed Salah shkëlqejnë në ndonjë ndeshje, tifozët e Chelseas ndihen keq.
Sport
Fatkeqësisht për tifozët e “Blvue”, të dy lojtarët janë yje botëror të padiskutueshëm, transmeton lajmi.net.
Por, para se ta arrinin këtë nivel, ata u lejuan të largohen nga “Stamford Bridge”, ngase nuk u vlerësuan sa duhen.
Këta janë shtatë lojtarët që mund të ishin titullar te Thomas Tuchel, nëse nuk do largoheshin nga Chelsea para disa viteve.
Kevin de Bruyne
Tani, me shumë gjasa, mesfushori më i mirë në botë, derisa më herët te Chelsea nuk u vlerësua aspak.
Pas kalimit te Chelsea, belgu zhvilloi vetëm dy ndeshje për “Blutë” në Premierligë, por karriera e tij ndryshoi kur u transferua te City për 55 milionë euro.
Tani, vlerësohet si ndër mesfushorët më të mirë në histori, derisa ka fituar tre herë trofeun e Premierligës me Chelsean.
Mohamed Salah
Salah iu bashkua Chelsea nga Basel në vitin 2014, duke zhvilluar 13 ndeshej dhe shënuar dy herë.
Në vitin 2015 dhe 2016, egjiptiani i huazua te Fiorentina dhe Roma, kjo e fundit e bleu për 11 milionë euro.
Pas vetëm një sezoni në Itali, Liverpool e riktheu Salah në Premierligë prej 36.7 milionë euro.
Në sezonin e parë, Salah theu rekordin për më së shumti gola në Premierligë, me 38 brenda një edicioni.
Në sezonin e dytë, fitoi Ligën e Kampionëve, derisa në të tretin, i ndihmoi “Reds” për të fituar Premierligën.
Declan Rice
Anglezi dhe familja e tij ishin tifozë të zjarrtë të Chelseas dhe e realizoi ëndrrën kur nënshkroi për akademinë e tyre.
Por, mesfushori u lirua nga Chelsea në moshën 14-vjeçare, në vitin 2013.
Shumë shpejtë, ai kaloi te West Ham, derisa tani është duke shkëlqyer për “Çekanët”, sa që ka fituar edhe thirrjen e Kombëtares së Anglisë për “Euro 2020”.
Ndërkohë, Chelsea provoi ta rikthente kur në krye ishte Frank Lampard, por tani Thomas Tuchel ka objektiva tjera.
Romelu Lukaku
Pasi kaloi te Chelsea nga Anderlecht, Lukaku vlerësohej si ndër më të mirët.
Sidoqoftë, zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Premierligë, pastaj u huazua te West Brom, para se të shitej te Everton.
Lukaku menjëherë tregoi potencialin duke shënuar 53 gola në Premierligë në vetëm 110 ndeshje.
Belgu pastaj kaloi te Man United për 75 milionë euro, skuadër që nuk e gjeti vetën.
Tani, Lukaku është duke kaluar në formën më të mirë në karrierë te Inter, ku edicionin e kaluar fituan titullin.
Nathan Ake
Ishte pjesë e lojtarëve të rinj te Chelseas në vitin 2011, pastaj iu bashkua seniorëve një vit më vonë.
Por, Ake zhvilloi vetëm shtatë paraqitje për Chelsean në Premierligë dhe pastaj u huazua te Reading, Watford dhe Bournemouth.
Pas tre viteve te Bournemouth, City e bleu për 40 milionë euro, derisa tani holandezi është duke shkëlqyer nën urdhrat e Pep Guardiolas./Lajmi.net/