Mourinho provon ta ‘rrëmbejë’ Marcelon nga Real Madrid

Roma ka nisur të interesohet për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo.

Sport

04/07/2021 17:20

Pavarësisht, që presidenti Florentino Perez para disa javëve bëri të ditur se braziliani do qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, ngase do jetë kapiten i skuadrës, gjërat mund të ndryshojnë, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ka telefonuar Marcelon për ta bindur për kalimin në “Olimpico”.

“Special One” e di se do ta këtë mjaftë të vështirë ta bind Marcelon për kalimin në Seria A, por Reali gjithashtu nuk do t’ia rinovojë kontratën.

Kështu ka njoftuar Nicolo Schira, ekspert i merkatos, derisa mbetet të shihet nëse vërtet mund të realizohet ky transferim i bujshëm./Lajmi.net/