Raiola ia ofron Dumfries Interit

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSV Eindhoven Denzel Dumfries.

Sport

04/07/2021 11:12

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Dumfries Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij Interit që ta transferojë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

“Nerazzurët”, janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi Achraf Hakimi pritet të transferohet në PSG, objektivi kryesor për ta zëvendësuar atë duket mbrojtësi i PSV.

Çmimi i 25-vjeçari llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, kosto që për momentin është e papërballueshme për Kampionët e Italisë.

Të dy palët pritet të nisin bisedimet gjatë ditëve të ardhshme për ta gjetur formulën e përshtatshme për transferimin e holandezit në Itali. /Lajmi.net/