Chiellini mbetet në Juventus

Mbrojtësi Giorgio Chiellini do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Sport

03/07/2021 19:06

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chiellini do të nënshkruajë në ditët apo javët e ardhshme kontratën e tij të re me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi, do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Flitej se italiani mund të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ por rikthimi në ekip i Massimilliano Allegrit ka bindun mbrojtësin të vazhdojë edhe për një vit.

Chiellini, sezonin e kaluar zhvilloi 25 paraqitje me ‘Bianconerët’ në të gjitha garat. /Lajmi.net/