Agjenti: Martinez është i lumtur te Inter

Agjenti Alejandro Camano insiston se sulmuesi Lautaro Martinez është i lumtur te Inter.

Sport

30/06/2021 10:14

Sulmuesi që nga viti i kaluar ishte i lidhur me largimin nga “Neurazzurët”, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Camano insiston se Martinez është i lumtur te gjiganti italian.

“Tani, ai është në Argjentinë. Lautaro ka kontratë dyvjeçare me Inter dhe është i lumtur aty”, u shpreh shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Martinez pritet të negociojë së shpejti me Interin për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/