Pjesëtarja e “City Girls” vishet nga kreatori shqiptar në ndarjen e çmimeve “BET”
Sot është mbajtur ndarja e çmimeve "BET".
ShowBiz
Kreatori i njohur shqiptar Valdrin Sahiti është tashmë i njohur me kreacionet e veçanta, shkruan lajmi.net.
Ai së fundi ka dizajnuar një fustan t¡ bukur ngjyrë jeshile për këngëtaren e grupit “City Girls”. Fustani u krijua me rastin e ndarjes së Çmimeve “BET”. Çmimet e 21-të vjetore BET u kthyen të Dielën në mbrëmje me temën “Viti i Gruas së Zezë”.
Caresha Romeka Brownlee zgjodhi që fustanin e kësaj mbrëmje të rëndësishme t`ia besoj Valdrin Sahitit.
View this post on Instagram
Fustani ishte transparent në shumicën e modelit teksa në disa pjesë kishte gurë të çmuar jeshil./Lajmi.net/