Man City, PSG dhe Bayern në kontakt me Ramosin
Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka konfirmuar largimin nga Real Madrid pas plotë 16 viteve.
Sport
Spanjolli është ende pa skuadër, derisa është në negociata me tre gjigantë evropianë, shkruan lajmi.net.
Sipas ESPN, Man City, PSG dhe Bayern Munich kanë kontaktuar Ramos duke i bërë ofertat e para.
Skuadra e Pep Guardiolas i ofroi spanjollit kontratë dyvjeçare, derisa ofertat e dy gjigantëve të tjerë evropianë ende nuk dihen.
Mediumi gjithashtu raporton se Ramos do shikojë opsionet e tij deri në fund dhe do bisedojë me familjen para se të vendos përfundimisht.
Ndërkohë, 35-vjeçari thuhet se më shumë e tërheq kalimi te “Parisienët”./Lajmi.net/