Inter kërkon Bellerin si zëvendësues të Hakimit

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e Arsenal Hector Bellerin.

Sport

27/06/2021 14:14

Sipas gazetarit Ginaluca Di Marizo, Inter po kërkon transferimin e Bellerin në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit ‘Nerazzurë’ e shohin mbrojtësin e Arsenal si zëvendësuesin e duhur të Achraf Hakimit i cili është shumë pranë transferimit në Francë te Paris Saint-Germain.

Klubi ‘zikaltër’ ka kontaktuar tashmë agjentin e futbollistit, dhe do të dëshironin transferimin e tij në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonin, nëse ‘Gunners’ e pranojnë këtë formulë atëherë shumë lehtë mund të ndodh ky transferim.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Arsenal në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe katër asistime. /Lajmi.net/