A duhet përdorur kremi i diellit kur jeni në shtëpi, ja ç’sugjerojnë dermatologët
Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, sugjerohet përdorimi i kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineralë.
Lifestyle
Një prej pyetjeve tipike me të cilën përballen pjesa dërrmuese e dermatologëve në botë sot është: a duhet përdorur kremi i diellit edhe kur jemi në shtëpi?
Duhet të dini fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë dëm lëkurës. Ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare, e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jonë, transmeton lajmi.net.
Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe “rrezatimi” i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese.
“Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineralë, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t’ju mbrojë nga rrezet UVA dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për bllokimin e dritës blu”, thotë Dr. Joshua Zeichner nga Spitali Mount Sinai në New York për The Cut. /Lajmi.net/