Vidal: Ëndërroj të luajë për Flamengon, kam kontratë me Interin

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka folur lidhur me të ardhmen.

Sport

24/06/2021 12:33

Kiliani fiton rreth 7.5 milionë euro për vit te “Neurazzurët” dhe klubi është duke konsideruar ta shesë në verë, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Vidal tha se ëndërron të luajë për Flamengon, por ka kontratë me Interin.

“Gjithmonë kam thënë se është ëndrra ime të luajë për Flamengon. Kam kontratë me Interin, por ndoshta vitin tjetër. Do ishte ëndërr”.

I pyetur për skuadrat favorite për Kupën e Amerikës, Vidal theksoi se janë Brazili dhe Argjentina.

“E shoh Brazilin në Kupën e Amerikës, ata e dinë si të luajnë në këtë klimë të komplikuar. Argjentina gjithashtu është shumë e fortë”, përfundoi ai.

Në fund, mesfushori foli për ish bashkëlojtarin Lionel Messi dhe për Barcelonën.

“Më pëlqente të luaja për Barcelonën, por kisha lidhje të shkëlqyer me bashkëlojtarët. Bëra miqësi të mirë me Messin, besoj se ai do vazhdojë te Barcelona”, përfundoi ai./Lajmi.net/