Ilmi Bajrami zgjidhet gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme
Gjykatësi Ilmi Bajrami është zgjedhur gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Lajme
Bajrami mori votat e nëntë nga 12 anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Një votë ishte kundër dhe një tjetër ishte e pavlefshme.
Anëtarja Radojka Trifunovic nuk ishte e pranishme në mbledhje.
Gjykatësi Bajrami deri më tani kishte qenë ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme. Mandati i tij është dy vjeçar me mundësi ricaktimi edhe për një mandat vijues, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Biografia e gjykatësit Ilmi Bajrami e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme:
Ilmi Bajrami është U.D. i gjyqtarit mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e ka mbaruar më 1986. Më 2003 ka filluar punën në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa në Organin Rregullativ të Prokurimit Publik si analist i prokurimit, (ORPP).Nga viti 2005 në Komisionin Rregullativ te Prokurimit Publik (KRPP), ekspert i prokurimit dhe trajner.Në vitin 2003 nga OSCE është çertifikuar në fushën e menaxhimit. Më 2004 nga IAPSO-UNDP dhe nga Crown Agents, certifikohet për fushën e Prokurimit Publik. Nga Confirmec, çertifikohet si Trajner i Prokurimit publik. Më 2005 nga IKAP, certifikohet si trajnues i Administratës Publike. Me datë 29.06.2010, u emërua gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga data 03 qershor 2014, ushtron funksionin e gjyqtarit në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Në korrik të vitit 2019 është caktuar ushtrues detyre i gjyqtarit mbikqyrës në DhPGjS.